Both singers, Robert speaks for the first time about the competition between him and Nora
Të dy këngëtarë, Roberti flet për herë të parë për konkurencën mes tij dhe Norës

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë një prej çifteve më të njohur të showbizit shqiptar, të cilët janë në marëdhënie me njëri-tjetrin prej 12-vitesh. Tre vite më parë ata u bënë prindër për herë të parë të vogëlushes Renee.
Pas Norës edhe Roberti ka filluar të merret me muzikë dhe këngët e tij kanë rezultuar të suksesshme. I pyetur nga 'Panoramaplus' nëse ekziston konkurenca brenda familjes, duke qenë se ai organizon më shumë koncerte se Nora, Roberti është përgjigjur:
"Është fillimi im dhe normal që këndoj më shpesh. Veç kësaj, duke marrë parasysh që unë këndoj më shumë muzikën folk dhe “live” me bandën, unë këndoj edhe në pub-e e jo vetëm në diskoteka, kështu që jam pak më shumë i angazhuar se Nora. Nuk e shoh Norën si konkurrencë, por vetëm si personin që e dua fort."