Can not Reach: Enca thumbon open colleagues in music
'Falënderoni Zotin për mua', Enca lë mënjanë modestinë

XING
Këngëtarja e njohur Enca Haxhia lançoi vetëm disa ditë më parë videoklipin e saj të fundit në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin, të titulluar "Hajde".
Teksa shijon suksesin e kësaj kënge dhe hiteve të mëparshme gjatë këtij viti, Enca ka bërë një deklaratë publike në Instastory, ku duke lënë mënjanë modestinë, është shprehur se është e vetmja artiste që ka sjellë këtë vit këngë të të gjitha rrymave.
"Duke e lënë modestinë mënjanë... Sinqerisht falënderoni Zotin për mua, ose kjo industri do të ishte shumë e mërzitshme.
Kam bërë pop, regeton, rep, house, baladë, tallava, të gjitha në 1 vit. Më thoni një emër tjetër artisti, po pres."- shkruan Enca në postimin e saj.