Celebrated the 30th anniversary of the magnificent feast of Ermal Fejzullah
Festoi 30-vjetorin, dalin pamjet nga festa madhështore me vipa e Ermal Fejzullahut

XING
Ditën e djeshme, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka festuar 30-vjetorin e lindjes së tij. Gëzimi për të ka filluar që në orët e para pas mesnate, kur e kanë uruar miq e familjarë të shumtë, të cilët i kanë shprehur urimet e bekimet më të sinqerta.
Mirëpo, akush nuk është ndalur me aq. Vetë këngëtari kishte organizuar një festë të madhe ditëlindjeje, ku përveç familjarëve kishte mbledhur miq e kolegë të shumtë, të cilët janë figura të njohura të showbizit shqiptar.
Ata kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit, duke kënduar e duke u dëfryer në shoqërinë e njëri-tjetrit. I ftuar në ditëlindje ishte edhe Ledri Vula, i cili ka ndarë me ndjekësit në Instastory momente të ndryshme gjatë festës.