Comrades / Rapunts brother, 15-year-old gets pregnant
Shokuese/ E përdhunon vëllai, 15-vjeçarja mbetet shtatzënë

Historia e një vajze 15-vjeçare ka shokuar opinionin publik së fundmi pasi ajo është përdhunuar sistematikisht nga vëllai i saj. Siç tregojnë mediat e huaja 18-vjeçari e kishte përdhunuar motrën e tij 8 herë dhe kur ajo refuzonte ai ushtronte dhunë fizike ndaj saj.
Si pasojë e përdhunimit, e mitura kishte ngelur shtatzënë dhe në muajin e 8 të shtatzënisë ajo kishte vendosur ta abortonte fëmijën. Mirëpo në Indonezi aborti i fëmijëve është i paligjshëm dhe 15-vjeçarja është dënuar nga gjykata me 6 muaj heqje lirie.
Shumë aktivist në Indonezi të prekur nga kjo histori kanë kërkuar që të hetohet për vendimin padrejtë që tre gjyqtarët dhanë për adoleshenten. Ata kanë dorëzuar një kërkesë zyrtare, ku kërkojnë që të merret një vendim i drejt për vajzën.
“Në Indonezi e shohin abortin si bardhë e zi. S’mund të abortojmë, pavarësisht rrethanave. Gjykatësit e shohin si një çështje normale.” Është shprehur Genoveva Alicia, një kërkuese nga The Institute for Criminal Justice Reform.
Ndërkohë vëllai i saj 18-vjeçar është arrestuar dhe dënuar me dy vite heqje lirie për abuzim seksual me të miturën, dhe nëna e tyre gjithashtu akuzohet se ka ndihmuar 15-vjeçaren për të kryer abortin e paligjshëm.