Cracked roof walls and televisions, earthquake consequences that shook Albania (Video)
Muret e çara e televizorë të rrëzuar, pasojat e tërmetit që tronditi Shqipërinë (Video)

XING
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë tronditi Shqipërinë pak orë më parë duke shkaktuar panik të madh tek qytetarët, shumë prej të cilëve dolën nga shtëpitë në rrugë të frikësuar. Lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e Bosnjë. Epiqendra ishte 38 km nga VL e Tiranës e 10 km në lindje të Burrelit Lëkundja e tërmetit është regjistruar në thellësi 10 km.
"Balkanweb" ka siguruar disa pamje nga një shtëpi në Dibër ku shihen pasojat e tërmetit. Në video shihen muret e krisura, teelvizori e orendi të tjera të rrëzuara nga lëkundjet e fuqishme.