13 Gusht 2018, 18:22

Discovering the unique name Erla Myhilli decided for the newborn son, had you not heard

Zbulohet emri i veçantë që i vendosi Erla Mëhilli djalit të porsalindur, nuk e kishit dëgjuar

XING

Zbulohet emri i veçantë që i vendosi Erla Mëhilli djalit

Këshilltarja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli u bë sot nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, foton e të cilit e postoi në InstaStory teksa pranë i qëndronte vëllai Akidi. "Syri.net" ka mësuar edhe emrin e vogëlushit. Erla i ka vendosur djalit emrin Bind, një emër shumë i veçantë dhe domethënës. Bind është personifikimi i Perëndisë ilire të ujërave Bind.

Zbulohet emri i veçantë që i vendosi Erla Mëhilli djalit

Studiuesit kroatë, perëndinë ilire të ujërave Bind e paraqesin më të moçëm se perëndinë romake të ujërave Neptun. Ndryshe nga shumë prindër të rinj që zgjedhin t'u vendosin fëmijëve emra të huaj, Erla ka zgjedhur një emër me prejardhje shqiptare, ashtu siç bëri edhe me djalin e parë Akidin i cili mban një emër të vjetër ilir, të babait të Piros së Epirit.

Zbulohet emri i veçantë që i vendosi Erla Mëhilli djalit