'Do not think of going home', his wife bluntly tells Ilir
‘Mos mendo të kthehesh në shtëpi’, bashkëshortja ia thotë troç Ilirit

XING
Të shtunën “Big Brother VIP” zyrtarizoi shtyrjen e finales së tij. Ky vendim i ka vënë në dilemë banorët nëse do munden të përballojnë dhe një muaj në izolim.
Familjarët e tyre u kanë dërguar mesazhe motivuese për t’iu ardhur në ndihmë. Iliri është surprizuar nga bashkëshortja, e cila në një videomesazh i ka thënë të vazhdojë lojën.
“Mos mendo të kthehesh në shtëpi, jo sepse në shtëpi nuk të duam por sepse do të ishte disfatë nëse do ta lije tani. Ndiq rrugëtimin tënd, kthehu në shtëpi me fitore sepse e meriton”, është shprehur Emanuela.