16 Qershor 2023, 13:00

Do you have plans for the weekend? Check in advance what the weather will be like

Keni plane për fundjavën? Shikoni më parë si do jetë moti

XING

Keni plane për fundjavën? Shikoni më parë si do jetë

Muaji qershor ka dominuar me reshje shiu në të gjithë territorin  e vendit. Por, si parashikohen temperaturat përgjatë fundjavës në Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit? Meteorologu Hakil Osmani thotë se dita e shtunë do të gjenerojë reshje shiu, kryesisht në zonat verilindore, ndërsa pjesa e dytë e ditës do sjellë përmirësim të kushteve atmosferike.

“Edhe gjatë ditës së shtunë, deri në orët e mesditës parashikohen të kemi vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të fokusuar, dhe më së shumti do jenë në zona lindore. Në pjesën e dytë të ditës së shtunës kemi përmirësim gradual të kushteve të motit”,  tha ai.

Kurse dita e diel parashikohet të dominohet nga kthjellimet, ku zonat më të favorizuara janë ato të bregdetit. Edhe të dielën në disa zonave veriore priten reshje të izoluara shiu.

“Parashikohet gjithashtu dita e diel pritet të jenë në dominimin e kthjellimeve, kalimin e pakët të vranësirave, më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët, kurse në zonat malore do kemi vranësira dhe në zona të izoluar pritet të ketë reshje”, tha ai.