'Donald's third backpack', Egzona tells why he approached the resident after Trixa left
'Çanta e tretë e shpinës së Donaldit', Egzona tregon pse u afrua me banorin pas largimit të Trixës

Egzona Rafuna është cilësuar nga disa komentues si “çanta e tretë e shpinës së Donaldit”. E ftuar sot në "Fan Club", moderatoja u shpreh se do t’i vinte keq nëse do të mbahej mend nga ndjekësit si personi që rrinte pas Donaldit.
“Më vjen keq nëse Big Brotheri im duhej të mbahej mend si i tillë, se nuk e konsideroj veten si të tillë. Njerëzit që më njohin përtej komenteve, e dinë që nuk është e vërtetë. Unë si natyrë jam edhe jashtë, kur e shikoj që është më i dobët emocionalisht, ishin situata që Donaldi rrinte vetëm vetë, unë preferoj të jem tek personat që preferojnë të kenë dikë afër”, tha Egozna.
Ajo u shpreh se Donaldi ka qenë keq dhe i sëmurë, prandaj është afruar me të.
“Unë e kam parë të nevojshme të afrohesha kur Triksa ishte keq. Edhe nëse ajo më penalizon nuk e kam me rëndësi sa kam njerzillëkun. Ngjarja me Triksën ndodhi tre ditë pasi në prime u trajtua që Egzona është futur në mes të tyre, prandaj ishte ai reagim. Më ka ardhur keq që Triksa po m’i thotë ato gjëra. Mendova për familjen time, se unë shoqërinë, familjen dhe karrierën i kam të shenjta.
Unë si natyrë kështu jam edhe jashtë, kur e shikoj që është më i dobët emocionalisht, ishin situata që Donaldi rrinte vetëm vetë, unë preferoj të jem tek personat që preferojnë të kenë dikë afër. Donaldi ka qenë sëmurë, kjo është pjesa e bërjes së tostit”, tha Egzona.
Në lidhje me mendimin e saj personal se cili duhet të jetë fituesi, ajo shprehet se e meriton Donaldi.
“Donaldi duhet ta fitojë, personi më falso s’po di me i nda”, tha Egzona.