Durrës / 22-year-old collapses from the bus, the driver is arrested
Durrës/ 22-vjeçarja rrëzohet nga autobusi, arrestohet shoferi

XING
Një vajzë e re është rrëzuar nga autobusi duke pësuar lëndime. Ngjarja ka ndodhur sot tek "Ura e Dajlanit" në Durrës ku teksa autobusi ishte në lëvizje një 22-vjeçare me inicialet B.G ka rënë nga dera e autobusit. Vajza është dërguar menjëherë në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa shoferi i autobusit është arrestuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës:
Më datë 10. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., vjeç 53, banues në Durrës, pasi rreth orës 08:30, në lagjen nr. 13, te “Ura e Dajlanit”, në Durrës, duke drejtuar mjetin autobus, është rrëzuar nga dera e autobusit shtetasja B. G., vjeçe 22, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.