Durrës / Get the flame in the apartment, asphyxis wife
Durrës/ Merr flakë apartamenti, asfiksohet gruaja

XING
Një ngjare e rëndë ka ndodhur së fundmi në Durrës, ku një shtëpi ku ndodhej një 83-vjeçare e është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në një apartament në në lagjen numër 5 të qytetit, ndërkohë që kanë qenë komshinjtë ata që e kanë vënë re.
Siç raporton ‘Klan’ fqinjët kanë thyer derën dhe kanë hyrë në apartamentin e Mereme Shesho për ta shpëtuar atë. Gjithashtu mësohet se 83-vjeçarja ka përfunduar në spital për shkak të asfiksimit. Së bashku me të në spital ndodhet edhe fqinji i saj 62-vjeçar, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por zjarrfikëset kanë arritur ta shuajnë atë, dhe policia po punon për zbardhjen e të gjithë ngjarjes.