Durrës / I blocked the drive, the neighbors massacred the woman (Video)
Durrës/ I bllokoi rrugën me makinë, komshinjtë masakrojnë gruan (Video)

Një incident i rëndë ka ndodhur në Durrës për shkak të një vendi parkimi. Qytetari që ka dërguar videon tek "JOQ" shkruan se kjo makinë që shfaqet në video kishte bllokuar daljen e makinës tjetër. Gruaja ka shkruar tek shtëpia e komshiut për t'i kërkuar që të largojë makinën, por komshinjtë e kanë rrahur. Familjarët e gruas janë hakmarrë duke ja katandisur kështu makinën.
Qytetari ka shkruar për JOQ.al:
Përshëndetje JOQ! Këtu nuk jemi në Kabul, por në Durrës.
2 qytetarë që banojnë në të njëjtin pallat janë zënë për një vend parkimi, më saktë për daljen nga parkimi. Makina që shikoni në video kishte bllokuar daljen e makinës tjetër, gruaja shkon tek shtëpia e komshiut për t’i kërkuar që ta largojë makinën sepse i duhej të kalonte, por komshinjtë e kishin masakruar duke e rrahur. Pas kësaj, familjarët e gruas i kanë bërë këtë masakrim kabulesk makinës mbrëmë. Po na e shpifin këtë vend dita-ditës.