12 Qershor 2023, 10:35

Eduart Grishaj tears up with his life story: Father was left alone with his brother and then he met my mother

Eduart Grishaj përlot me historinë e jetës: Babai mbeti vetëm me vëllain dhe më pas u njoh me nënën time

XING

Eduart Grishaj përlot me historinë e jetës: Babai mbeti

Eduart Grishaj ka qenë i ftuar në rubrikën "Galeri" tek “E Diell”, ku si rrallëherë ka folur për familjen e tij.  Ai ka zbuluar se si e ëma ashtu dhe babai i tij kanë pasur martesa të mëparshme, nga ku ai ka një motën dhe një vëlla, nga secili prej prindërve.

Eduart Grishaj: Jeta e çoi të punonte në Mamurras, Fushë-Krujë dhe punonte tek stacionet e trenave në atë kohë. U martua me një grua në Mamurras. Nuk u martua me nënën time dhe ata bënë një djalë që është vëllai im, por babait i vdiq gruaja dhe ngeli vetëm me Yllin, vëllaun tim (përlotet për disa minuta).Edhe nëna ime ishte e martuar me një burrë tjetër dhe kishin një vajzë, motrën time dhe asaj i vdiq burri. Babai im dhe nëna ime u martuan me njëri-tjetrin. Një nga fisi kishte thënë që është grua e mirë dhe ishin parë sepse ishin të dy të njëjtën zonë. Mamaja ime ngeli me motrën, ndërsa babai me vëllain dhe u martuan të dy me njëri-tjetrin dhe pastaj linda unë.

Eduart Grishaj përlot me historinë e jetës: Babai mbeti

Grishaj tregoi se u lind në Bajzë të Shkodrës dhe është rritur i rrethuar nga dashuria e prindërve, motrës dhe vëllait. Ai shprehet se gjithë këtë dashuri që ka marrë tek familja e tij, mundohet që t’ja japë dhe fëmijëve të tij që ka sot.