4 Prill 2022, 17:23

Elbasan / The couple separates two months after the wedding, the young man returns the tape to the cameraman and asks for the money

Elbasan/ Çifti ndahet dy muaj pas dasmës, i riu i kthen kameramanit kasetën dhe i kërkon lekët

XING

Elbasan/ Çifti ndahet dy muaj pas dasmës, i riu i kthen kameramanit

Një ngjarje e çuditshme por edhe komike ka ndodhur së fundmi në Elbasan, raporton “Abc News”. Një çift janë martuar në Nëntor, por kjo nuk ka zgjatur shumë. Dyshja janë ndarë në Janar dhe dhëndri ka vendosur të rikuperojë një pjesë të shpenzimeve.

Ai është paraqitur në studion e dasmave me kasetë në dorë duke i thënë kameramanit se kishte ardhur t’ia kthente. Në këmbim, i riu i ka kërkuar kthimin e parave pasi martesa e tij kishte dështuar.

Kameramani nuk ia ka kthyer paratë sepse puna ishte bërë dhe nuk mbante përgjegjësi për raportin e çiftit me njëri-tjetrin.

Burimi: Abc News