Elita Rudi and Gjiko soon become parents, when there will be magnificent weddings
Elita Rudi dhe Gjiko së shpejti prindër, ja kur do të mbahet dasma madhështore

XING
Reperi i njohur Gjiko pak kohë më parë i propozoi për martesë moderatores së njohur Elita Rudi ditën e ditëlindjes së saj. Ata kanë tashmë dy vjet që kanë zyrtarizuar lidhjen dhe siç duket shumë shpejt do të bëhen prindër.
Burime pranë ‘Indeksonline’ kanë treguar se moderatorja Elita Rudi është në pritje të fëmijës së parë. Madje është mësuar se ka mbetur shumë pak javë nga dasma e tyre madhështore.
Siç kanë treguar burimet për shkak të shtatzënisë, Elita nuk është ndjerë mirë dhe kjo e ka penguar atë që të realizojë disa nga emisionet e saj. Shumë nga fansat pasi kanë mësuar lajmin e kanë pyetur Elitën në Instagram për gjendjen e saj.