Enca: Muzika tallava is part of Albanian culture
Enca: Muzika tallava është pjesë e kulturës shqiptare

XING
Pak ditë më parë Enca publikoi këngën e re me titull "Hajde" dhe i habiti të gjithë me bashkëpunimin surprizë me këngëtarin e mirënjohur, Muharrem Ahmetin.
Kjo është hera e parë që Enca sjell një këngë tallava dhe në një intervistë për "Prive", këngëtarja ka treguar se ky zhanër muzike është pjesë e kulturës shqiptare.
"E dëgjoj muzikën Tallava. Ka këngë që më pëlqejnë shumë, në momente të caktuara kur dua të kërcej, e dëgjoj. Fundja është një pjesë e kulturës shqiptare e Ballkanase, është pjesë e jona e s’kam pse ta paragjykoj unë e kushdo tjetër", është shprehur Enca.