Erdogan keeps his promise and hands over houses in Lac
Erdogan mban premtimin dhe dorëzon shtëpitë në Laç

Presidenti Turqisë Rexhep Taip Erdogan e mbajti premtimin. Shkoi personalisht në Laç për ti dorëzuar bashkë me kryeministrin Edi Rama, në mënyrë simbolike çelësat e banesave të reja katër familjeve kurbinase, të cilat do të nisin të jetojnë në kompleksin me 522 banesa, dhuratë e Turqisë me vlerë 42 milion euro.
“Gëzimi Shqipërisë është gëzimi ynë, hidhërimi juaj është edhe i joni. Mirëqenien tuaj e konsiderojmë si atë tonën. Vëllai i qëndron në krah vëllait ku ka nevojë dhe jo kur e thërret ai. Të gjithë përfituesve u them uroj ti gëzoni këto banesa. Falënderoj zotin që ne e përmbushëm premtimin ndaj Shqipërisë dhe Shqiptarëve’, u shpreh Presidenti.
Presidenti Turqisë nga Laçi foli për sjelljen mes vendit të tij dhe atyre evropiane gjatë pandemisë së Covid19.
“Ne do të vijojmë t’ju qëndrojmë pranë. Shpresoj që kjo miqësi me baza të forta të vijoj deri në pafundësi. Gjatë pandemisë dhe gjatë situatës së ngushtë të gjithë shtetet e fuqishme u kyçën përbrenda, duke mbyllur sytë e tyre, Ne nuk bëmë ashtu, dolëm jashtë kufijve për ti qëndruar pranë me çdo mundësi që kishim ne. Duke besuar në bekimet dhe mirësinë e ndarjes me të tjerët, dhe fuqisë së solidaritet ne ndihmuam miqtë tanë në luftën kundër pandemisë dhe ndamë me ta çdo mundësi që kishim. Si fryt i këtij solidariteti kaq të fortë kemi spitalin e miqësisë Shqipëri Turqi, spitalin i fierit, i cili është ndërtuar brenda 60 ditëve”, tha Erdogan.
Në shenjë mirënjohje për këto 522 banesa, këshilli bashkiak i Kurbinit e shpalli qytetar nderi presidentin Erdogan ndërsa sheshi përpara kompleksit të banesave të reja, do të mbajë emrin e tij.
Burimi: Top Channel