26 Gusht 2018, 16:59

Exclusive: The Wedding of Elvana Long, here's everything you need to know

Ekskluzive: Dasma e Elvana Gjatës, ja gjithçka që duhet të dini

XING

Ekskluzive: Dasma e Elvana Gjatës, ja gjithçka që duhet të

Dy ditë më parë bëri xhiron e rrjetit një video ku këngëtarja e njohur Elvana Gjata shfaqej e veshur me fustan nusërie dhe vello mbi kokë. Ajo shkëlqente me të bardha, teksa kalonte e emocionuar dhe e përlotur përpara kamerës, pamje që i bënë të gjithë të dyshojnë se Elvana po shkon drejt altarit.

"Motra, s'më besohet që erdhi kjo ditë"- kishte shkruar Ermal Mamaqi në videon që ai vetë e publikoi në profilin e tij në Instagram. Mirëpo, Xing.al ka zbuluar për ju si qëndron e vërteta pas pamjeve të Elvanës e veshur nuse, që bënë kurioz këdo.

Ekskluzive: Dasma e Elvana Gjatës, ja gjithçka që duhet të

Gjithçka ka të bëjë me një rol në një film që pritet të vijë shumë shpejt, ku këngëtarja do të luajë krah Ermal Mamaqit, i cili është edhe producent i filmit. Detaje të tjera për këtë projekt të ri, presim të zbulohen në vazhdimësi.

Ekskluzive: Dasma e Elvana Gjatës, ja gjithçka që duhet të