27 Gusht 2018, 16:00

Expertise / Here is the mental condition of the murderer in the Vlora massacre

Del ekspertiza/ Ja cila është gjendja mendore e vrasësit në masakrën e Vlorës

XING

Del ekspertiza/ Ja cila është gjendja mendore e vrasësit në

Vrasja e rëndë e 8 personave në qytetin e Vlorës më datën 10 gusht të këtij viti tronditi mbarë opinionin publik. Ridvan Zykaj qëlloi me breshëri plumbash duke i marrë jetën 8 antarëve të dy familjeve, mes tyre edhe një fëmijë.

Pas arrestimit nga policia, 24-vjeçari i është nënshtruar kontrolleve psikologjike dhe ditën e sotme ka dalë ekspertiza e gjendjes së tij mendore.

Mësohet se Ridvani nuk ka pasur probleme mendore dhe nuk është kuruar ndonjëherë për një problem të tillë. Vrasja makabër e 8 familjarëve është kryer e gjitha me vetëdije të plotë.

Pas përgjigjies së ekspertizës, Ridvani pritet të dënohet me akuzën “Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”.