Fier / Aksidentoi cousins ​​in the car, speaks the survivor: I was joking
Fier/ Aksidentoi kushërinjtë me makinë, flet i mbijetuari : Po bënte shaka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Roskovec të Fierit, ku dy persona humbën jetën pas një aksidenti me makinë.
Teksa qëndronin në lagje, një makinë 'Volkswagen' e drejtuar nga Amarildo Çalamani ka përplasur tre djemtë pas murit, duke i marrë jetën dy prej tyre.
I mbijetuari Martin Dogani, i cili ndodhet aktualisht në spital, ka rrëfyer për 'Ballkanweb' momentin kur makina ka shkuar me shpejtësi drejt tyre dhe ka përplasur dy djemtë e xhaxhallarëve të tij, Amarildo dhe Festim Dogani të cilët humbën jetën.
Si ndodhi ngjarja?
Ne ishim 3 çuna xhaxhallarësh, rreth gjysmë metra nga trotuari jo në asfalt. Kishim pirë kafe dhe dolëm jashtë dhe por rrinim. Në muhabet e sipër dëgjojmë një zhurmë shumë frenimi të madhe. Mua më kapi cepi i makinës dhe më përplas në mur. Më pas unë ngela pa ndjenja. Dy çunat e xhaxhallarëve i përplasi për matanë.
Ju e njihni shoferin Amarildo Çalamanin. Është banor i zonës?
Po është banorë i zonës. E kam pas shok shkolle.
Sipas banorëve ai ishte duke bërë veprime jo normale kohët e fundit duke ecur me frena dore me shpejtësi?
Ai e ka bërë atë për shaka se unë e kam pas shok. Ai nuk ka dashur ta bëjë atë. Ishte cun i mirë.
Ishte me shpejtësi?
Po besoj me 130.
Si ndodhi që doli nga rruga?
Ai ka bërë frenim. Dhe në atë moment nuk e ka mbledhur.
Sipas banorëve, por diskutonit që të shkonit të punonit në Greqi?
Po.
Ajo është një zonë e banuar dhe tani është rikostruktuar rruga. Keni një apel?
Ajo rrugë ka qenë sketerrë. Faji është i personave që nuk janë në rregull sepse duhet të ecin me avash dhe nuk duhet të ecin me shpejtësi. Nuk është faji i rrugës.