Fier / Has the hassle with husband's husband, new bride puts fire on the house (Video)
Fier/ Bëri sherr me familjen e burrit, nusja e re i vë zjarrin shtëpisë (Video)

Një shtëpi është shkrumbuar nga flakët në fshatin Grecalli në Fier brenda pak minutave edhe pse zjarrëfikësit mbërritën shpejt. Fatmirësisht në banesë nuk ka patur familjarë në momentin e zjarrit, por po dyshohet se flakën e ka vënë nusja e shtëpisë për shkak të konfilkteve. Rudina Ismaili është grindur me bashkëshortin dhe vjehrrin dhe është ndaluar nga policia disa metra larg banesës. Ardian Gjika, bashkëshorti i Rudinës me të cilën ishte martuar vetëm një ditë më parë, tregon për "Report tv" se ajo e ka vënë zjarrin edhe më përpara.
"Dje e mora nga shtëpia me gjithë plaçka. Ka bërë presion dhe më herët ajo. Ajo vuri njëherë zjarrin edhe më përpara. Dje u martova me atë, sot më dogji shtëpinë. Më thoshte do më dërgosh te nëna dhe unë i thash kam punë. Jam 100% i sigurt që ajo e ka djegur shtëpinë”, shprehet Ardian Xhika.