Forcing a girlfriend to stay alone with gay, the jealous boy happens to be unexpected
Detyronte të dashurën të rrinte vetëm me gej, djalit xheloz i ndodh e papritura

Një djalë 24-vjeçar e ka pësuar së fundmi pas xhelozisë së tepruar që përdorte ndaj të dashurës së tij. MattheW Bailey, është arrestuar nga policia, pasi prej kohësh kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj duke i censuruar privatësinë në rrjetet sociale.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Angli, ku i riu e detyronte 19-vjeçaren të mos e përdorte aplikacionin Snapchat dhe e urdhëroi atë të mos çonte dhe kthente mesazhe meshkujve heteroseksualë në Facebook apo rrjetet të tjera sociale.
Ndër të tjera mësohet se 19-vjeçarja, Molly Cunliffe, duhet t’i nënshtrohej një serë rregullash që të vazhdonte lidhjen me të. Ajo gjithashtu nuk duhet të vendoste puthje në fund të postimeve dhe të fliste vetëm me meshkuj që ishin homoseksual.
Xhelozia i ka kushtuar rëndë 24-vjeçarit pasi ai është arrestuar dhe do të dënohet me 6 muaj heqje lirie për presionin psikologjik që i ushtroi 19-vjeçares.