24 Maj 2019, 18:32

Foreign media write about Ermal Mamaqi: His film has been sold internationally

Mediat e huaja shkruajnë për Ermal Mamaqin: Filmi i tij është shitur ndërkombëtarisht

XING

Mediat e huaja shkruajnë për Ermal Mamaqin: Filmi i tij

Një nga platformat më prestigjioze për industrinë kinematografike "CINEUROPA", ka realizuar një intervistë me producentin, aktorin dhe moderatorin Ermal Mamaqi për filmin "2 gisht mjaltë", teksa ai ndodhet në Kanë.

Mediat e huaja shkruajnë për Ermal Mamaqin: Filmi i tij

"Aktori, skenaristi, regjisori, producenti Ermal Mamaqi është një dhe i vetëm. Filmi i tij është një komedi hit që është shitur ndërkombëtarisht si asnjë film tjetër shqiptar" e nis shkrimin "CINEUROPA".

Mediat e huaja shkruajnë për Ermal Mamaqin: Filmi i tij

Në intervistë Ermali zbulon se filmin së shpejti do e shohim në kinematë e Amerikës dhe tregon sesi arriti të kishte kaq shumë sukses.

Mediat e huaja shkruajnë për Ermal Mamaqin: Filmi i tij

"Filmi flet për një çift që po martohen, por nuk kanë para dhe pas dasmës fillojnë problemet. Unë jam një nga yjet e filmit, producenti dhe një nga skenaristët. Ishte një eksperiencë e bukur të bëje një film, por pjesa më e mirë është tani që po shijojmë suksesin. '2 gisht mjaltë' është filmi më i shitur në kinematë e Shqipërisë. Po jepet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Zvicër, Austri, Gjermani dhe më pas në Angli, Itali, Greqi dhe Amerikë. Në muajin e parë shitëm 250 mijë bileta. Ylli tjetër i filmit është Elvana Gjata, një nga këngëtaret më të famshme shqiptare, por edhe aktore. Mendoj që filmi ka pasur sukses edhe sepse ajo është pjesë e tij. Buxheti i filmit ishte gati 300 mijë euro. Gjysmat e parave ishin të miat dhe gjysmat e sponsorëve. Në fillim kisha frikë nëse do mund t'i merrja sërish paratë apo do humbja. Por ky është biznesi. Nëse di si të luash, është lojë e mirë. Nëse nuk di, është si kumar", u shpreh Ermal Mamaqi.

Burimi: CINEUROPA