Forget Kiki's Drake, Gjiko fixes the network badly with his jump
Harrojeni Kiki-n e Drake, Gjiko fikson keq rrjetin me kërcimin e tij

XING
"Kiki Challenge" është një nga sfidat që u bë virale muajt fundit në rrjetet sociale, ku shumë njerëz dilnin nga makina dhe kërcenin nën ritmet e këngës’ In my feelings’ të reperit Drake. Mirëpo siç duket reperi shqiptar Gjiko ka ndërmend të sfidojë Drake me kërcimin e tij.
Këngëtari shqiptar ka fiksuar keq rrjetet sociale së fundmi me kërcimin e tij të ri në këngën ‘Si Bugati’. Gjatë përformimit të këngës Gjiko bën një kërcim të veçantë i cili, është përhap me shpejtësi dhe tani po bëhet nga të gjithë njerëzit në Instagram.
Shumë prej fansave i kanë dërguar Gjikos video ku shfaqen duke kërcyer si ai, ndërkohë që reperi është shprehur i emocionuar nga këto video dhe i ka ndarë në instagram.