Former BB resident will introduce the new project on Tv Klan
Ish-banorja e BB do të prezantojë projektin e ri në Tv Klan

XING
Ish-banorja e edicionit të tetë të "Big Brother", Alba Çobaj, prej disa kohësh i ka munguar ekranit, pas një eksperience të shkurtër në 'Intv'.
Megjithatë, duket se ky sezon i ri televiziv do të sjellë të reja edhe për Albën. Ajo është shfaqur në promon e programeve që do të nisin këtë shtator në Tv Klan.
Programi që Alba do të drejtojë do të quhet 'Ditë për ditë' dhe do të transmetohet çdo paradite pas 'Aldo morning show'. Detaje të tjera për emisionin e ri ende nuk janë bërë të ditura.