'Former programs better than now', Lori has an answer for everyone
'Programet e dikurshme më mirë se tani', Lori e ka një përgjigje për të gjithë

Mbrëmjen e djeshme ishte puntata e parë e emisionit më të ri në “Top Channel”, “Ëndërrtjerrësit”, ideuar nga Lori dhe përfunduar nga Ledion Liço. Lori ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shihet duke e ndjekur dhe ka pritur komentet e ndjekësve.
Një prej tyre i ka shkruar se programet e dikurshme të “Top Channel” kanë qenë më mirë se tani. Lori i është përgjigjur duke thënë se programet përshtaten sipas kohës.
"Kohë të arta ka gjimnazi, kohë të arta ka universiteti, kohë të arta ka dhe pensioni. Kam kuptuar që qënia njerëzore e dashuron të shkuarën dhe shpesh e idealizon. Nostalgjia është problem sepse të bën të besosh që çdo gjë që ka qenë, është më e mirë se ç’është e çdo të jetë. Ato ishin kohët e arta për kohën, këto janë kohë të tjera. Nuk i përjetojmë dot të dyja në kohë reale që të kuptojmë cila na pëlqen më shumë. Kohët ndryshojnë e me të dhe njerëzit e mënyra se si jetojmë. Nuk mund të pëlqejmë e shikojmë të njëjtat gjëra. Ajo ishte atëherë, tani është tani”, ka shkruar ajo.