Found dead in his car, revealed the truth of the death of the Albanian actor
U gjet i pajetë në makinën e tij, zbulohet e vërteta e vdekjes së aktorit shqiptar

Në datën 23 prill aktori i njohur shqiptar i serialit "O sa mirë" u gjet i vdekur në makinë e tij. Lajmi tragjik hidhëroi të gjithë familjarët dhe fansat, të cilët u shokuan nga vdekja e parakohshme e tij.
Arti Kurti u gjet i pajetë në makinën e tij dhe deri më sot rrethanat e vdekjes së tij ishin të dyshimta, pasi nuk dihej nëse aktori kishte kryer vetëvrasje, apo ishte vrarë nga dikush tjetër.
Mirëpo muaj pas asaj dite tragjike, Prokuroria e Gjakovës ka zbuluar sot se aktori 23-vjeçar ka kryer vetëvrasje.
“Pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore dhe pas kryerjes së autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, MA 18-112 të datës 24.04.2018 dhe pas marrjes së Raportit të Ekspertimit nga ana e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, AKF/2018-1695/2018-1601 të datë 14.06.2018, konstatohet se i ndjeri Arti M. Kurti ka kryer vetëvrasje.”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për shtyp të Prokurorisë së Gjakovës.