15 Maj 2019, 22:12

From 'Shoku Çimit' to 'Come back to you': 8 ads that insane the Albanians

Nga ‘Shoku Çimit’ te ‘Dori kthehu ti’: 7 reklamat që çmendën shqiptarët

XING

Nga ‘Shoku Çimit’ te ‘Dori kthehu ti’: 7 reklamat

Reklama është “shpirti i tregtisë”  prandaj kompanitë mundohen të gjejnë ide interesante për të reklamuar produket e tyre, për të afruar më shumë klientë. Disa prej reklameve janë kthyer shpeshherë virale dhe shprehjet e tyre i mbajmë mend edhe sot. 7 prej tyre “Xing.al” jua sjell në këtë artikull interesant që me siguri edhe do t’ju bëjë të qeshni me shprehjet që u bënëhit.

1.Shoku Çimit – Kjo reklamë e AMC u kthye virale për shkak të kësaj shprehje. Në reklamë shfaqet aktori  Irgen Çela i cili sapo përmend Çimin, personi që tenton ta hedhë nga ballkoni thotë: “E maj men’ Çimin, po pse s’më the që je shoku Çimit mor burrë?

2.“Kosi hahet apo pihet?” – Kompania Lufra e ktheu virale këtë pyetje me një seri reklamash në situata të ndryshme. Tani që e mendojmë, përgjigja ka mbetur ende enigmë, kosi hahet apo pihet?

3. “Yll fare pres të më marrësh” – Me siguri e mbani mend reklamën e Plus ku djali i kërkonte numrin në një bar një vajze bukuroshe. “Numrin s’ta jap”, iu përgjigj ajo ndërsa djali në fund i tha: “Yll fare pres të më marrësh”.

4.“I mirë, mirë, por jo në të gjitha drejtimet” – Kjo shprehje u bë e famshme nga një reklamë e Albtelecom ku tre vajza në një klub ja vënë syrin një djali simpatik dhe njëra prej tyrë thotë: “Uau sa i mirë”.

“I mirë, i mirë, ashtu mendoj edhe unë, por jo në të gjitha drejtimet”, ja kthen vajza tjetër.

5.“Sa inat i kam polenat” – Kjo shprehje është marrë nga reklama e antialergjikut Lordes ku shfaqen një grup fëmijësh në kopësht. Një prej vogëlusheve thotë “Sa inat i kam polenat”, por e thotë aq këndshëm sa kjo shprehje të mbetet në mendje.

6.Kënga Molfix – “Ky është Molfixi pelena ime e bukur, me ty po rritem, me ty rri shumë urtë...”. Me siguri po vazhdoni ta këndoni këngën sepse të gjithë e kemi mësuar përmendësh tanimë.

7.“Dori kthehu ti” – “Jam vetëm në shtëpi, në mendje t’kam veç ty, mezi po pres të kthehesh, Dori kthehu ti, Dori kthehu ti…”. Edhe kjo këngë u bë gjithashtu e famshme pas reklamës së Vodafone ku shfaqej një djalë duke kënduar me kitare dhe duke i bërë thirrje Dorit të kthehet./Xing.al