Gafa that all surprised: Donald Trump forgets the name of his wife
Gafa që i habiti të gjithë: Donald Trump harron emrin e bashkëshortes

XING
Disa ditë më parë u përhap lajmi se zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, kishte një problem shëndetësor në veshka, për të cilin ju nënshtrua një operacioni.
Ditën e sotme, bashkëshorti i saj Donald Trump ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e tij në Twitter se ajo është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë dhe tashmë ndihet më mirë.
“Është shumë mirë ta kemi sërish në Shtëpinë e Bardhë, të mrekullueshmen Zonjën e Parë. Melanie ndjehet mirë. Faleminderit për të gjitha lutjet dhe urimet” – shkruan Trump.
Mirëpo askujt nuk i ka shpëtuar gafa që presidenti ka bërë, duke e quajtur bashkëshorten e tij Melanie dhe jo Melania. Të gjithë kanë filluar të flasin për gabimin e tij, derisa Donald Trump vendosi ta fshinte postimin nga profili i tij.