Habit Meridiani: I thashë Donaldi i Borës për kompliment
Habit Meridiani: I thashë Donaldi i Borës për kompliment

Pak kohë më parë termi 'Donaldi i Borës' nxiti debate si brenda shtëpisë së 'Big Brother VIP', ashtu dhe jashtë saj. Meridiani i tha Donaldit se jashtë njihej si Donaldi i Borës dhe kjo nuk i pëlqeu aktorit, pasi donte të identifikohej me vlerat e tij.
Si rrjedhojë, aktori u deklarua beqar dhe më pas filloi romanca me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Sot në 'Big Brother VIP Fan Club' kjo temë u rikthye në qendër të vëmendjes pasi i ftuar ishte Meridiani.
Ish-konkurrenti tha se në fakt ai i ishte drejtuar Donaldit me termin "Donaldi i Borës" si kompliment dhe jo si strategji për ta dëmtuar.
Iva: Ku është kjo e keqja që të thuhet, të thonë për mua është filani i Ivës ose Iva e filanit? Nuk është e keqe. Ku është e keqja të jesh i dashuri i Bora Zemanit që është vajza më e dashur televizive, është aq e bukur....Ai duhet të thoshte "Po, faleminderit vëlla, për aq sa e dua e dua dhe jam Donaldi i Borës". Një djalë që të do kaq shumë, që ka ato emocione, që të jep shenja, si i ikën për 5 sekonda vetëm nga një provokim?
Meridiani: Sado që ta mohojnë djemtë shqiptarë krenaria e një mashkulli në Shqipëri është ajo që ka përkrah. Unë e kam për nder nëse dikush thotë për mua Meridiani i Marsit.
Iva dhe Dojna: Pra nuk e ke bërë si provokim?
Iva: I ke bërë për t'i thënë që bravo që je i dashuri i Borës
Meridiani: E vërtetë