Habit Serbian politician, makes the eagle with hands in live broadcast
Habit politikani serb, bën shqiponjën me duar në transmetim live

Politikani serb Cedomir Jovanovic i ftuar së fundmi në televizionin N1, gjatë intervistës i ka habitur të gjithë duke bërë shqiponjën dy krenare e duke u shprehur se është çmenduri fakti që serbët i pengon ky simbol. Kjo nuk duhej të ndodhte pasi siç është shqiponja dy krenare simbol kombëtar për shqiptarët, ashtu është edhe për serbët 3 gishtat është shprehur politikani liberal.
Jovanovic po krijon një koalicion përmes të cilit do të kërkohet arritja e një marrëveshje paqësore mes Serbisë dhe Kosovës e do të quhet "Koalicioni i Paqes".
Politikani liberal është shprehur se takimi i Vuçiçit dhe Thaçit në shtator në Bruksel do të jetë shumë i rëndësishëm, dhe sipas tij, është shumë e qartë se vet jeta po imponon zgjidhjen e agonisë së Kosovës.