18 Qershor 2023, 23:16

Habit the Albanian singer: I forget the wedding money

Habit këngëtarja shqiptare: Harroj lekët e dasmave

XING

Habit këngëtarja shqiptare: Harroj lekët e dasmave

Eglantina Toska ishte e ftuara e Ermalit në programin 'Më prit në fundjavë' teksa foli për projektin më të fundit 'Nusja jonë'. Ajo u shpreh e kënaqur për bashkëpunimin me Aurel Thëllimin teksa veçoi edhe prezencën e vajzës së saj të vogël në videoklip.

E mësuar ndër vite me koncertet live e gëzimet familjare duket se Eglantina ka një problem serioz: Harresa. Po, po. Madje ajo i tregon Ermalit se ndonjëherë harron edhe pagesat.

'Harroj të marr dhe lekët aq shumë punë kam, kam një pagesë që se kam marrë akoma ka 3 ditë. Vetëm kur më shkruajnë Eglantina I more lekët aty kujtohem. Në një event tjetër kam shkuar në koncert një ditë para. Pas lindjes jam një dramë e vërtetë me memorien'

Shpesh thuhet se dasmat janë një burim i madh parash por mesa duket edhe negociatash. Eglantina tha se ende vihet në pozitë nga organizatorët të cilët gjithmonë duan të negociojnë për uljen e pazarit.

Habit këngëtarja shqiptare: Harroj lekët e dasmave