11 Qershor 2023, 15:57

He beat his wife and broke the windows of his mother-in-law, the 33-year-old man was arrested in Fier

Rrahu gruan dhe theu xhamat e dritareve të vjehrrës, arrestohet 33-vjeçari në Fier

XING

Rrahu gruan dhe theu xhamat e dritareve të vjehrrës, arrestohet

Një 33-vjeçar nga fshati Drizë në Fier ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Më pas, ai ka thyer edhe xhamat e banesës së vjehrrës së tij.

Si pasojë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier e kanë arrestuar në flagrancë 33-vjeçarin.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Abc News