He became a mother at 21, the former Sofia of Chan shows the body after birth
U bë nënë në moshën 21-vjeçare, ish-Sofia e Çanit tregon trupin pas lindjes

Modelja Andonia Dobi u bë mjaft e njohur për publikun shqiptar që pas pjesëmarrjes së saj në emisionin "Zonë e Lire", ku të gjithë e thërrisnin ‘Sofia e Çanit’. Siç dihet vetëm dy muaj më parë ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë. Andonia u bë nënë e një vajze në moshën 21-vjeçare dhe siç tregoi ishte shumë e lumtur për këtë gjë.
Modelja ndonëse është tërhequr nga projektet e saj, ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka publikuar shumë video dhe foto me vogëlushen.
Së fundmi Andonia i ka shuar kureshtjen të gjithë ndjekësve dhe ka treguar se si duket 8 javë pas lindjes. Ajo ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku tregon se trupi i saj është në super formë. Siç duket Andonia nuk ka shtuar shumë gjatë shtatzënisë pasi, trupi i saj nuk ka ndryshuar aspak.