He betrayed the woman with her close friend, the lover puts him in jail
Tradhtoi gruan me shoqen e ngushtë, dashnorja e fut në burg shqiptarin

Shoqja e ngushtë e bashkëshortes i ka bërë gjëmën një 45-vjeçari nga Vora. Ai kishte nisur një lidhje dashurie me gruan në fjalë, por ajo e ka denoncuar duke e akuzuar për përndjekje. I arrestuari ka rrëfyer në gjykatë se nuk e kishte kërcënuar, as nuk kishte ushtruar dhunë dhe madje me të kishte hyrje dalje familjare bën të ditur "Ora News".
"Kishte dy javë që nuk donte të bashkoheshim si herët e tjera. Shkova ta merrja si herët e tjera. Ajo ishte e mërzitur. Pasi ecëm 100 metra, më tha mbaje se do të shkoj në polici", është shprehur 45-vjeçari.
"Klienti im ka një marrëdhënie shoqërore me kallëzuesin dhe ditën e ngjarjes kanë dashur të sqarojë këtë marrëdhënie dhe nuk ka pasur qëllim ta kërcënojë apo ta vërë në pozitë tjetër siç pretendoi akuza", ka thënë avokati mbrojtësi.
Gjykata e Tiranës vendosi për të masën e sigurisë "arrest me burg" për 45-vjeçarin .
Burimi: Ora News