He harassed his wife, the 36-year-old durrsak knife
I ngacmoi gruan, 36-vjeçari godet me thikë durrsakun

Një 36-vjeçar me banim në Durrës me iniciale B.Xh ka goditur me thikë një 52-vjeçar pasi i ka ngacmuar bashkëshorten. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Situata ka degraduar deri aty sa 36-vjeçari ka goditur me thikë 52-vjeçarin i cili ka përfunduar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 36-vjeçari është arrestuar dhe i është sekuestruar thika.
Njoftimi i policise Durres:
Plagos me thikë një shtetas. Arrestohet pak minuta pas ngjarjes autori i dyshuar.
Më datë 02.08.2018, rreth orës 20:50, në lagjen Nr.18, për motive të dobëta është goditur me thikë shtetasi S.Dh. 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Me të marrë njoftim janë organizuar menjëherë Shërbimet e Policisë së Durrësit, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin B.Xh. 36 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.