6 Prill 2022, 10:27

He jumped into the river to catch the ball but it flowed, the divers started searching for the 10-year-old

U fut në lumë për të kapur topin por e mori rrjedha, polumbarët rinisin kërkimet për 10-vjeçarin

XING

U fut në lumë për të kapur topin por e mori rrjedha,

Polumbarët kanë rinisur kërkimet këtë mëngjes rreth orës gjashtë për gjetjen e të miturit, i cili një natë më parë u fut në lumin Fan për të kapur topin dhe e mori rrjedha.

Deri më tani ende nuk ka asnjë shenjë nga 10-vjeçarit, i cili dyshohet të jetë mbytur në lumin Fan në Mirditë.

I mituri ka qenë duke luajtur me top me moshatarët e tij. Burime për Top Channel bëjnë me dije se topi i ka rënë në ujë dhe fëmija shkoi ta merrte, por rrjedha e lumit ishte e fortë sa e tërhoqi me vete.

Që prej momentit që është vënë re mungesa e të miturit, prindërit kanë lajmëruar policinë.

Sipas policisë, kërkimet u ndërprenë mbrëmë për shkak të errësirës, ndërsa në gatishmëri janë vënë edhe polumbarët e Reneas për gjetjen e tij.

Burimi: Top Channel