He killed two daughters and a pregnant woman, surprised by the monstrous husband: That's why I killed her
Vrau 2 vajzat dhe gruan shtatzënë, habit burri monstër: Ja pse i vrava

Shokoi mbarë opinionin publik pak ditë më parë lajmi se një 33-vjeçar, Chris Watts nga Colorado ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë, Shanann dhe dy vajzat e tyre, Bella dhe Celeste 3 dhe 4 vjeç. Babai monstër i deklaroi ato të zhdukura duke bërë thirrje që të gjenden, por pas hetimeve, rezultoi se ishte ai që i kishte vrarë dhe trupat e vajzave u gjetën të zhytyra në fuçitë e naftës. Watts tani pretendon se vajzat i mbyti gruaja prandaj ai e vrau.
"Ai pa Bellan të shtrirë në krevat dhe Shanannin duke mbytur Celesten. Chris hyri i tërbuar në dhomë dhe mbyti bashkëshorten. Ai tha se i ngarkoi të tre trupat në pjesën e pasme të kamionit të punës dhe i çoi ku punonte", u zbulua nga dëshmia e 33-vjeçarit. Mirëpo policia nuk e besoi këtë histori dhe Watts po përballet me 9 akuza, duke përfshirë 5 vrasje dhe 'përfundimi i paligjshëm i një shtatzënie'.
33-vjeçari do të dënohet për tre vrasje të shkallës së parë, dy vrasje të shkallës së parë të fëmijëve nën moshën 12-vjeçare dhe fshehjen e tre trupave të vdekur.