He photographed the Serbian model that offended Albanians, fans oppose Oriola
Postoi foto me modelen serbe që ofendoi shqiptarët, fansat i kundërvihen Oriolës

Modelja shqiptare, Oriola Marashi, prej disa kohësh ndodhet në Barcelonë ku dhe është bërë pjesë e markës së njohur ndërkombëtare ‘Guess’ dhe pak ditë më parë mori pjesë në sfilitën e saj.
Oriola ka qenë shumë aktive dhe vazhdimisht nëpërmjet postimeve ka treguar se po e shijon në maksimum këtë eksperiencë dhe se atje ka njohur dhe shumë modele të tjera me të cilat ka krijuar miqësi.
Së fundmi ajo ka publikuar një foto në profilin e saj ku shihet përkrahë një modeleje serbe. Kjo foto nuk është pritur mirë nga fansat dhe të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar Oriolën që shoqërohet me të pasi modelja në fjalë ka folur shumë herë kundër Shqipërisë dhe Kosovës.
“Kjo modelja që e ke pranë kur ishte ndeshja me Serbin në Zvicër dhe ku shqiptarët tanë na bën krenar me golat e tyre që të gjithë i dimë… i ka përqeshur shqiptarët. Gjithashtu ka postuar se si Kosova është e Serbisë. Sidoqoftë modelingu gjë tjetër veç sa për dijeni e dashur.”, i ka shkruar njëri nga fansat teksa Oriola ja ka kthyer.
“Faleminderit. Është e vërtetë kjo që thua që vajza është nga Serbia por bota e modës është e madhe dhe rastis që këto vajza të jenë të pranishme, pasi janë shumë të pëlqyera. Gjithsesi çka ka ndodhur nuk harrohet.”, ka shkruar Oriola.