29 Maj 2019, 22:34

He said he knew where Bleona Mata was, the witness: I was lying for drugs

Tha se e dinte ku ndodhej Bleona Mata, dëshmitari: Gënjeva doja lekë për drogë

XING

Tha se e dinte ku ndodhej Bleona Mata, dëshmitari: Gënjeva doja

Emisioni "Pa Gjurmë" risolli mbrëmjen e djeshme historinë e Bleona Matës dhe një shqiptar nga Maqedonia kërkoi para duke pretenduar se e di vendndodhjen e vajzës. Paraditen e sotme ai ka kërkuar ndjesë publike dhe tha se ishte gati që të kthente lekët që i kishte marrë Bukurie Matës, vetëm që të mos e denonconte, pasi nëna e Bleona Matës paralajmëroi se do i drejtohet policisë.

"Pashë në incizimet e juaja që më keni akuzuar dhe do të më denonconi në polici, unë kërkoj falje, më vjen shumë keq për këtë rast, nuk di si ta shpjegoj, kam qenë në gjendje shumë të keqe, jam penduar, e kam bërë për lekë.

Kam probleme psikike, jam marrë me drogë dhe e kam bërë për lekë. E di si është dhimbja dhe kur të bëhem baba do ta kuptoj. I kërkoj shumë falje zonjës Bukurie, jam aty cfarë do ajo, i kam borxh jetën. Kërkoj shumë falje. Ato lekë që m'i ka dërguar Bukuria, unë ia kthej lekët, vetëm të mos më denoncoj në polici" tha ai.

Burimi: Shqiptarja.com