24 Qershor 2023, 20:52

He was arrested under the charge of "Passive corruption", that's how many years in prison Safet Gjici risks

U arrestua nën akuzën për “Korrupsion pasiv”, ja sa vite burg rrezikon Safet Gjici

XING

U arrestua nën akuzën për “Korrupsion pasiv”, ja sa

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është arrestuar sot me kërkesë të SPAK nën akuzën për “Korrupsion pasiv”. Arrestimi vjen pas hetimeve lidhur me videoskandalin të publikuar ditë më parë, ku Safet Gjici kryente marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës së tij në bashkinë e Kukësit.

Ai rrezikon deri në 7 vite burg për këtë vepër penale. Ndërkohë, Alma Kaci është lënë në arrest shtëpiak për akuzën korrupsion aktiv. Në video skandal, ish kryebashkiaku i Kukësit dhe gruaja në fjalë bisedojnë edhe për një tender që Alma Kaci do të merrte nga bashkia për për sterilizimin e qenve.

Në momentin që u publikua videoja, SPAK nisi hetimin për shpërdorim detyre. Pas publikimit të bisedës, ku flisnin për një tender për sterilizimin e qenve u ngrit akuza për korrupsion pasiv.

Burimi: Abc News