7 Gusht 2018, 13:56

He was disqualified by Switzerland's national team, Berhami made a shocking statement

E përjashtuan nga Kombëtarja e Zvicrës, Berhami bën deklaratën tronditëse

XING

E përjashtuan nga Kombëtarja e Zvicrës, Berhami bën

Ditën e djeshme trajneri i "Kombëtares së Zvicrës", Petroviç i habiti të gjithë pas vendimit që mori, ku kishte përjashtuar nga kombëtarja futbollistin me origjinë shqiptare Valon Berhami. Ditën e sotme për këtë vendim ka reaguar dhe vetë futbollisti në një intervistë ku ka treguar se sa i zhgënjyer është nga ky veprim.

E përjashtuan nga Kombëtarja e Zvicrës, Berhami bën

Valoni tregoi se gjithçka është politike dhe se vendimin e trajnerit e mori vesh nga një telefonat.

“Dua të them, mendova se ishte një telefonatë kortezie. Por në atë telefonatë, ai dëshironte të më tregonte derën e Kombëtares. Një muaj pas humbjes në Kupën e Botës në Rusi, kishte dinamika të cilat nuk më pëlqenin. Dinamika të cilat nuk i përshtateshin qëllimit tim në skuadër. Unë gjithmonë e kam promovuar unitetin. Skuadra duhet të jetë gjithmonë e bashkuar, si në situata pozitive, ashtu edhe në situata negative. Te ne, kishte një ndarje. Por si djalë i ri, unë tentova të ndërtoj një skuadër, kështu jam rritur unë. Sporti, dhe mbi të gjitha futbolli, i bashkojnë kombësitë dhe kulturat e reja. Rezultati është një kombëtare e bashkuar dhe kjo është ajo që e karakterizonte Zvicrën. Gjithmonë kam luftuar për këtë gjë.”, është shprehur ai.

E përjashtuan nga Kombëtarja e Zvicrës, Berhami bën

Ndër të tjera Berhami ka çuditur teksa ka thënë se simboli i shqiponjës që Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka bënë në ndeshjen kundër Serbisë i ka ndarë.

“Pajtohem. Ai gjest na ndau neve, tregoi një anë tjetër tonën. Ne jemi duke shkuar në një drejtim dhe duamë të krijojmë një ambient të mirë rreth nesh, gjë që e bën krenar Zvicrën. Pastaj u larguam nga Kupa e Botës. Në këtë pikë, është e lehtë të kritikosh, të gjesh një ndarje mes nesh. Neve na thanë se e preferojmë një komb më shumë se tjetrin, por ne e kemi dëshmuar se ne i përkasim vetëm një kombësie. Ne gjithmonë e kemi përgjegjësinë si zviceran, si në fitore ashtu edhe në humbje.

E përjashtuan nga Kombëtarja e Zvicrës, Berhami bën

Ai thekson se trajneri ka marrë një vendim politik dhe ka shpërthyer kundër kombëtares.

“Është një vendim politik. Unë gjithmonë e kam mbrojtur veten kundër njerëzve që nuk e kuptojnë se çfarë është futbolli. Ju nuk keni luajtur asnjëherë futboll! Ky është problem i madh me shoqatat e Zvicrës. Ata gjithmonë tentojnë të ruajnë pozitat e tyre, por nuk e kanë asnjë ide se si ndjehen lojtarët. Njerëzit thonë se ne kurrë nuk u munduam. Kjo më lëndon. Por e di, kështu është. Në të njëjtën kohë, e gjitha kjo nuk është problem shumë i madh për mua. Tani kam më shumë kohë për vajzat dhe gruan time. Isha i pasigurt gjatë vendimmarrjes, kështu që nuk është në pyetje egoizmi. Unë jam 33-vjeçar, me siguri do të pensionohesha kur të jem 35- vjeçar. Nuk ka asnjë problem. Gjithmonë kam provuar të japë më të mirën time, ju e keni parë këtë gjë. Në fillim ishte e vështirë, por pastaj reagova fuqishëm. Dua ta përsëris edhe një herë: unë gjithmonë kam marrë përgjegjësi. Edhe sot, po ashtu. Qëndroj faqebardhë dhe them se është gabim të më tregoni në këtë mënyrë se nuk jam më pjesë e projektit tuaj. Dua të ma thonë këtë vendim ballë përballë. Kjo gjë nuk ndodhi. Të gjithë e panë se çfarë ndodhi pas ndeshjes kundër Suedisë. Dhe tani duket se kjo ka çuar deri te ky vendim. Por unë kam thënë: Qëndroj këtu, nuk dua t’iu ndodhin gjëra të këqija. Unë mund të largohem, udhëtimi im është afër përfundimit. Njerëzit të cilët u prekën nga kjo gjë, më telefonuan për të kërkuar ndihmë. Unë i dola në ndihmë.”, përfundon ai.

Burimi: Panorama.al