11 Gusht 2018, 11:19

He was hiding in the bushes, arrested 24-year-old massacre in Vlora

Ishte fshehur në shkurre, arrestohet 24-vjeçari i masakrës në Vlorë

XING

Ishte fshehur në shkurre, arrestohet 24-vjeçari i masakrës

Dje në Resulaj të Selenicës, Ritvan Zykaj ekzekutoi me kallashnikov 8 pjestar të një familjeje, mes tyre edhe dy të mitur, Sara 17 vjeç dhe Ledjoni 9 vjeç. Për orë të tëra 24-vjeçari ishte në kërkim, por është gjetur sot i fshehur në shkurre, vetëm pak kilometra larg shtëpisë së tij. Policia ka sekuestruar armën e krimit. Në momentin e arrestimit ai nuk ka thënë asgjë, vetëm ka kërkuar të pijë ujë.

Pasi kanë dhënë dëshminë në polici, familjarët e Ritvanit, shtëpia e të cilëvë ndodhet përballë asaj të viktimave, kanë braktisur banesën duke u strehuar tek të afërm të tjerë.