5 Janar 2022, 15:28

He was hit by a car, the well-known Albanian journalist lost his life

U përplas nga makina, humb jetën gazetari njohur shqiptar

XING

U përplas nga makina, humb jetën gazetari njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta sot gazetari i njohur veteran Hysni Syla. Gazetari një ditë më parë u përplas nga një makinë në Mitrovicën e Jugut.

Lajmin për vdekjen e gazetarit e ka konfirmuar për Gazetën Express Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

U përplas nga makina, humb jetën gazetari njohur shqiptar

“Para rreth 30 minutash ka vdekur. Ka qenë në politraumë, gjendja e tij ka qenë e rende dhe ka pësuar lëndime në krejt trupin”, tha Syla për Express.

Sipas policisë, gazetari Hysni Syla, ishte në cilësinë e këmbësorit. Ndërsa, pas aksidentit është arrestuar shoferi i veturës i cili dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar nga pakujdesia.

U përplas nga makina, humb jetën gazetari njohur shqiptar

Hysni Syla një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune. Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë. Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.

Ai u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare.