He was said to be gay, 9-year-old kills himself after mocking his friends
U tha se ishte homoseksual, 9-vjeçari vret veten pasi e tallin shokët

XING
Pasi i kishte treguar me krenari shokëve të tij të shkollës se ishte homoseksual, një 9-vjeçar ka vrarë veten pasi shokët janë tallur me të.
Ngjarja ka ndodhur në Denver, ku policia po e heton vdekjen e djalit si një vetëvrasje. Leia Pierce u shpreh për mediat se djali i saj Jamel Myles i tregoi këtë verë se ishte homoseksual.
"Katër ditë shkollë iu deshën për ta vrarë veten. Ai nuk e meritonte këtë. Ishte kaq i frikësuar kur më tregoi. Dhe unë i thash që e dua pavarësisht gjithçkaje. Ai më tha se edhe në shkollë do u thotë njerëzve se është homoseksual, sepse është krenar për këtë gjë."- u shpreh mamaja e tij.