18 Gusht 2018, 16:45

He won the lottery, leaves all the money for drugs, cars and plastic surgery

Fitoi llotarinë, i lë të gjithë paratë për drogë, makina dhe operacione plastike

XING

Fitoi llotarinë, i lë të gjithë paratë për

Jo të gjithë kanë fatin të fitojnë llotarinë, por edhe disa prej tyre që e kanë fituar duket se nuk i kanë shpenzuar paratë me mend në kokë. Callie Rogers fitoi llotarinë në vitin 2003, plot 1 milion e 875 mijë sterlina. Sot, pas 15 viteve ajo ka humbur gjithçka duke i prishur paratë me drogë, makina, pushime dhe operacione plastike për të zmadhuar gjoksin.

Fitoi llotarinë, i lë të gjithë paratë për

31-vjeçarja është e penduar pasi nëse do ta shtrëngonte dorën, sot do të kishte para për të kuruar djalin e sëmurë. Blake është 6 vjeç dhe nuk mund të ecë, as të flasë dhe madje as të gëlltitet për shkak të një çrregullimi cerebral. Gjithçka që ka mbetur nga ato para është shtëpia e gjyshërve e cila do të jetë e saj pas vdekjes së tyre.

Fitoi llotarinë, i lë të gjithë paratë për

"Pjesën më të madhe të kohës nuk më bëhet vonë për paratë. Por keqardhja ime më e madhe është që nuk kam para për Blake. Atij i pëlqejnë stimulimet me sensorë. Sikur t’i kisha paratë, do t’i jepja dhomën më të madhe me sensorë të mundshme. Të paktën shtëpia e gjyshërve do të mbetet diçka për fëmijët e mi", është shprehur Callie.

Fitoi llotarinë, i lë të gjithë paratë për