9 Gusht 2018, 23:35

Heavy crime / put it in the baby bag and threw it in the parking lot, Albanian partner talks

Krimi i rëndë/ E futi në qese foshnjën dhe e hodhi në parking, flet partnerja e shqiptarit

XING

Krimi i rëndë/ E futi në qese foshnjën dhe e hodhi në

Një foshnjë e pajetë u gjet tre ditë më parë në një parking makinash. Giorgia Guglielmi, 27 vjeç e kishte lindur të birin në shtëpi, e kishte mbledhur me një qese dhe e kishte hedhur në parking. "Unë nuk e kam vrarë djalin tim, e kam braktisur, por nuk kam dashur që ai të vdesë", ka thënë 27-vjeçarja nga burgu Capanne i Perugias, e arrestuar me akuzën e vrasjes me paramendim të djalit të saj të cilin e kishte me partnerin shqiptar.

Krimi i rëndë/ E futi në qese foshnjën dhe e hodhi në

Gjatë marrjes në pyetje Giorgia është shprehur se jeton në kushte të vështira ekonomike dhe për këtë arsye nuk mund ta mbante fëmijën, por këto të dhëna janë hedhur poshtë pasi sipas autoriteteve, ajo mund të mbështetej tek familja e saj, partneri shqiptar me të cilin ka edhe një vajzë 2 vjeçe, nga prindërit dhe vjehrrit, të cilët ishin në gjendje që ta ndihmonin edhe ekonomikisht. 

Krimi i rëndë/ E futi në qese foshnjën dhe e hodhi në

Madje 27-vjeçarja ja kishte fshehur shtatzëninë prindërve dhe partnerit të saj, një shqiptar me profesion murator.

Burimi: Panorama

Krimi i rëndë/ E futi në qese foshnjën dhe e hodhi në