Heavy in Milot / He went to the river to wash with his friends, 14-year-old dies
E rëndë në Milot/ Shkoi në lum për tu larë me shokët, vdes 14-vjeçari

XING
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Milot ku një 14-vjeçar është mbytur në lumin e Matit. Familjarët e kishin denoncuar që dje zhdukjen e tij, ndërkohë që ditën e sotme policia ka gjetur trupin e pajetë të të miturit.
Sipas ‘Balkanweb’ mësohet se ai së bashku me shokët e tij kishin shkuar në vendin e quajtur Ura e Zogut për tu larë ,por 14 vjeçari nuk ka dal më nga uji. Ndërkohë policia pasi ka nxjerr trupin e pajetë ka filluar me hetimet dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.