Heavy / Masked the girlfriend with a knife, the 37-year-old is thrown from floor 2 to rescue him
E rëndë/ Masakroi të dashurën me thikë, 37-vjeçari hidhet nga kati i 2 për të shpëtuar

Një ngjarje shokuese ka ndodhur së fundmi ku një 37-vjeçar i ka ngulur thikën 15 herë të dashurës së tij 24-vjeçare. Autori i krimit i cili quhet Michael Marler dhe mësohet se pasi ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij ka tentuar të shpëtojë duke u hedhur nga kati i dytë i banesës.
Në videon e publikuar, ai shihet i mbuluar me gjak në momentin që është hedhur nga ballkoni i banesës së tij. Ai ka kërcënuar disa nga shoferët e ndodhur aty, ndërkohë që policia ka mbërritur dhe e ka arrestuar.
Sipas ‘The Guardian’, Marle ka rrëfyer në polici se nuk mban mend asgjë nga momenti kur ka qëlluar të dashurën e tij, pasi ai ka qenë nën efektin e drograve.
Danielle Richardson u gjet e masakruar në banesën e saj në Manchester . E reja ishte therur në fyt, ndërkohë që kishte marr edhe 11 plagë të tjera në shpinë. Sipas autoriteteve 37-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Manchester Crown