'He's very jealous, he does not want me to be on the phone', Alvisa complains about Union
'Është shumë xheloz, s'do që unë të rri në telefon', Alvisa ankohet për Bashkimin

Alvisa Qarri dhe Bashkim Seiti janë çifti i parë që dolën bashkë nga emisioni i dashurisë "Për’puthen". Në një intervistë për "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora, çifti pohon se janë në një periudhë ku po njihen më mirë me njëri-tjetrin dhe se tani po shijojnë daljet e tyre larg kamerave dhe vëmendjes së publikut.
Ndër të tjera nuk hezituan të flasin dhe për "zënkat" apo momentet e xhelozisë, që edhe ata kalojnë si çdo çift.
Alvisa thotë se Bashkimi është xheloz, ndërsa Bashkimi thotë për Alvisën se rri shumë në telefon.
Alvisa: Më pëlqen të jetë pak xheloz, jo shumë. Nga gjëra më të vogla xhelozon, pse fole kështu, pse pe këtë.
Bashkimi: Unë pyes shumë pse, sepse më ka bërë dega të cilën kam studiuar të pyes pse. Kam studiuar kriminalistikë.
Çfarë e nuk pëlqen Bashkimi te Alvisa?
Bashkimi: Nuk më pëlqen që rri më shumë se ç'duhet në telefon.
Alvisa: Unë e kam punën në telefon. Dhe kur rri unë në telefon Bashkimi rri turi varur, më thotë ke një orë në telefon.
Bashkimi: E kam bezdi shumë.